“Ishte qëllimi im…”- Xumi zbulon pse sillej çuditshëm në Big Brother

Ditën e sotme, Xum Allushi ishte i ftuar në “Fan Club” ku foli për eksperiencën e tij në “Big Brother”.

Mes të tjerash, Xumi u ndal te komentet negative në rrjet, në lidhje me mënyrën se si ai zgjodhi ta luante lojën.

Unë i marr si bonus komentet, nuk ekziston për mua publiciteti i keq,” tha Xumi si fillim, duke shtuar më pas: “Ky ishte qëllimi im, t’ua rikujtoj se kush i solli memet në Shqipëri dhe kush e mban stafetën.”

Kujtojmë që Xum Allushi ka qenë ndër personazhet e parë që ka sjellë memet përmes videove në Shqipëri.