Ç’ndodhi mes Eglit dhe Gjestit gjatë natës? “Ooo sa mirë…” (Video)

Para primet të djeshëm, dyshja Egli & Gjesti patën disa debate me njëri-tjetrin.

Situata mes tyre eskaloi deri në momentin ku Gjesti iu drejtua Eglit: “Kam grua jashtë. Mu zhduk. Më lër të qetë”.

Këto momente u përfolën dhe u “sqaruan” mbrëmjen e djeshme, ndërsa pas primet, duket se dyshja u rikthyen sërish në “ëmbëlsinë” e mëparshme.

Egli dhe Gjesti u shtrinë bashkë në krevat, ku nuk munguan prekjet dhe përqafimet.

Madje një moment kur Egli po i prekte veshin, Gjesti shprehet: “E kam qejf. O sa mirë.” Ndërsa Gjesti po i bënte të njëjtën gjë, Egli thotë: “Jo veshin, se është me rrezik”.