Arian Çani dhe Bleona Qereti – që dikur dukeshin se kishin një miqësi – kanë shpërthyer kundër njëri-tjetrit. E gjitha nisi nga disa komente denigruese të Çanit kundrejt Bleonës.
Në një nga episodet e fundit të emisionit “Dekalog” në Dritare TV, Arian Çani komentoi një foto të Bleona Qeretit nga ceremonia e inaugurimit të Donald Trump. Ai pretendoi se e njihte mirë Bleonën dhe shtoi se çdo përqafim apo puthje që i kishte dhënë gjatë emisionit të tij kishte qenë “thjesht teatër.” Çani vazhdoi më tej duke deklaruar:
“Ishte për të gënjyer njerëzit. E zonja kjo si i bën miq këta, çfarë u premton? Se kjo s’është as ndonjë gocë e re.”
Për më tepër, ai përmendi edhe moshën e saj duke e quajtur “grua 50-vjeçare” dhe shtoi:
“Maksimumi shkon dhe pi një gotë atje, por nuk është se i afrohet Trump-it.”
Këto deklarata provokuan reagimin e Bleonës, e cila shpërtheu përmes një videoje, duke e quajtur Çanin “qenie mashtruese dhe ordinere.”
Në videon e saj, Bleona u shpreh:
“O Arian Çani, përveç faktit që je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe emisionet e tua, siç e ke pohuar edhe vetë në të gjitha portalet, je një vemje pabukse që s’të merr më asnjë televizion në punë sepse ty të ka dalë boja. Unë jam shumë e vetëdijshme që me këtë video po të bëj nder, sepse do kapësh gazetat prapë. Por kam arritur në përfundimin që qenieve si ti duhet t’u ulesh në nivelin e tyre që të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë.”
Bleona shpjegoi se këto deklarata janë një tentativë për të hedhur poshtë kontributin dhe angazhimin e saj në politikën amerikane.
Ajo theksoi se ka bërë një punë të palodhur për fushatat presidenciale të Donald Trump:
“Kam bërë fushatë aktive për presidentin Trump në vitet 2016, 2020 dhe tani në 2024. Kam regjistruar më shumë se 8,000 votues në Pensilvani, mbi 4,000 në Michigan dhe kam mbledhur më shumë se 300 mijë dollarë donacione për zgjedhjet. Përveç kësaj, organizova dhe një koncert në Michigan.”
Në fund të deklaratës së saj, Bleona nuk kurseu as kritikat personale ndaj Çanit, duke e cilësuar si një “adoleshent të vonuar” dhe “një qenie të frustruar seksualisht.”
@bleona #BLEONA #haters #albania #kck #arjancani ♬ original sound – Bleona