U shpall fitues i BBVK, por Driloni nuk do ti marrë 200 mijë eurot?!

Drilon Rama u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova 3, pas një gare emocionuese në finale me Xhenetën, Sarën, Vullnetin dhe Xuxin.

Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të spektaklit, një detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka shkaktuar debate të shumta në rrjet.

Siç është bërë traditë në çdo sezon të Big Brother, fituesit zakonisht i jepet një çek me shumën prej 100-200 mijë eurosh. Por këtë herë, diçka e tillë nuk ndodhi.

Finalja e BBVK3 u mbyll me shpalljen e Drilonit si fitues, por pa i dorëzuar çmimin e madh.

Ky moment i pazakontë mjaftoi që në rrjet të shpërthenin spekulimet dhe teoritë mbi arsyet e këtij vendimi.