Në natën finale të Big Brother VIP Kosova, finalistët emocionuan publikun duke lexuar letra personale që përshkruanin përvojën e tyre brenda shtëpisë.
Këto letra, plot reflektime dhe mesazhe motivuese, i dhanë një prekje të veçantë përfundimit të edicionit.
Megjithatë, një moment i pazakontë gjatë leximin e letrës së fituesit, Drilonit, ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale.
Në një video që po qarkullon në TikTok, Driloni duket se ka hasur vështirësi me një fjalë – “gënjejnë” – dhe kërkoi ndihmë nga Vullneti për shqiptimin e saj.
Ky detaj ka bërë që shumë ndjekës të vënë në dyshim nëse letrat janë vërtet të shkruara nga finalistët apo ndoshta janë përgatitur nga një ekip i jashtëm.