Drilon Rama është fituesi i edicionit të 3-të të “Big Brother VIP Kosova”. Pesë finalistët e këtij edicioni ishin Sara Kolami, Xuxi, Xheneta, Vullnet Krasniqi dhe Drilon Rama.
Ky edicion ka qenë mjaft i ndjekur me shumë dinamika dhe ngjarje që janë përfolur gjerësisht nëpër media. Drilon Rama tregoi një karakter të fortë dhe një qëndrueshmëri që e dalloi nga banorët e tjerë, duke u bërë një model i maturisë dhe i përmbajtjes.
Ai ka qenë mjaft i komentuar dhe për marrëdhënien e tij që krijoji me Sarën, një raport sa miqësor po ashtu dhe me pëlqime kundrejt njëri-tjetrit. Boksieri u ngjit në podium me Xhenetën dhe Vullnetin teksa u kurorëzua si fitues duke marrë kështu çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.