Ditën e djeshme, Rozana Radi ngriti dyshime në rrjet sa i përket raportit të dy motrave, Gerta dhe Olta Gixhari.
Ajo iu drejtua Gertës se përse nuk e përmend asnjëherë motrën e saj, ndërsa shtoi se para se të hynte në Big Brother, Olta ia ka uruar fitoren. “Përse ma uroi mua fitoren” tha Rozana.
Ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi nga Olta Gixhari. Përmes një postimi në InstaStory, ajo shpjegon se për arsye të një kontrate që ka me Big Brother VIP Kosova, ku është opinioniste, nuk mund ta mbështesë publikisht motrën e saj
“Te dashur miq! Une punoj ne nje big brother tjeter dhe kam nje kontrat per te respektuar. Une Gerten e mbeshtes cdo dite,dhe do te jete keshtu deri ne fund te jetes tone. Motren time e dua me shume se ju,dhe nuk duroj dot te ma “preki”njeri. Ju kerkoj mirekuptim dhe durim! Me shume dashuri nga une” përfundon Olta.