Në ditën e finales së “Big Brother VIP Kosova 3”, producentja ekzekutive Olsa Muhameti ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për mungesën e nënës së saj, e cila u nda nga jeta disa javë më parë.
Në postimin e saj, Olsa shkruan: “Sot shumë dhimbje kam o Ma. Tek finalja MA erdha pa ty. E padrejtë se ne sakrifikuam të dyja shumë. E kam të vështirë të ndiej triumf sot, pa ty! Më mungon kaq shumë shumë shumë shumë.”
Kujtojmë se nëna e Olsa Muhametit ndërroi jetë në fund të nëntorit 2024, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Në atë kohë, Olsa kishte shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Luftuam kaq shumë o ma, ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim.”
Pavarësisht humbjes së madhe, Olsa ka vazhduar me përkushtim drejtimin e “Big Brother VIP Kosova 3”, duke sjellë për publikun një sezon të suksesshëm. Finalja e madhe e këtij edicioni do zhvillohet sot, më 24 janar 2025.