Në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Së fundmi, ata janë parë duke kërcyer së bashku në një moment romantik, ku Egli i dhuroi një puthje Gjesti.
Ndërsa so, të afërmit e Eglit, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram, reaguan me humor duke postuar: “Pas një bisede romantike duhet një pjatë makarona“. Në postim, dyshja shfaqej në kuzhinë duke gatuar së bashku.
Këto momente kanë shtuar spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre, ndërsa dinamika e marrëdhënies së tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së shikuesve.