Del miu në shtëpinë e “Big Brother Albania”, produksioni fik kamerat (VIDEO)

Një video e postuar në rrjet po bën bujë së fundmi. Bëhet fjalë për një moment të regjistruar brenda ambienteve të shtëpsië së “BBVA4”.

Teksa banorët bisedojnë mes tyre, prezenca e një miu poshtë tavolinës u tërheq vëmendjen.

Ishte Loredana ajo që e spikati miun brenda ambienteve të shtëpisë.

Më pas produksioni ka ndryshuar fokusin e kamerave, por rasti në fjalë nuk ka shpëtuar pa u kapur nga ndjekësit të cilët më tej e shpërndanë nëpër “TikTok”.