Një debat i tensionuar shpërtheu mes G Banit dhe Rozanës, ku kjo e fundit e akuzoi G Banin për qëndrimet e tij kundrejt Valbonës.
Rozana: “Je ngritur që në mëngjes duke sharë Valbonën. Çfarë tha Valbona që ka të drejtë?”
G Bani iu përgjigj me ton të ashpër:
“Ti je skizofrene. O gojë hale, mos ma përmend mamin. Pyet mamin tënd, legene.”
Rozana, e prekur nga ky koment, tha:
“Mua më ka vdekur mami, nuk e pyes dot.”
Në përpjekje për të ulur tensionet, Danja ndërhyri:
“Mos u merrni me ata që kanë ndërruar jetë. Edhe mua më ka vdekur mami dhe e di sa e madhe është ajo dhimbje.”
Pavarësisht ndërhyrjes, debati nuk u ndal me kaq. G Bani shtoi me vendosmëri:
“Mua mamin nuk ma përmend njeri. Nuk ka shanse ta bëjë dikush.”
Kjo situatë u tensionua edhe më shumë kur Egli u përfshi, duke refuzuar të pajtohej me mënyrën se si u trajtua tema e ndjeshme për prindërit.