Një bisedë mes Gjestit dhe Jozit ka nxitur spekulime në rrjet pas një reagimi të papritur nga Gjesti gjatë diskutimeve për eliminimin e mundshëm të Jozit nga shtëpia.
Gjesti u shpreh hapur: “Mendoj se ti do dalësh këtë javë, s’ke bërë gjë.”
Jozi reagoi me një përgjigje që tërhoqi vëmendjen, duke thënë: “Nuk do të dal nga shtëpia pa të parë (ty dhe Eglin) si çift, duke u puthur.”
Mirëpo Gjesti habiti me përgjigjen e tij: “Ne jemi çift… jemi puthur.”
Megjithëse momenti u shoqërua me të qeshura nga të dy, deklarata e Gjestit ka ngritur dyshime në rrjet se kur ka ndodhur kjo puthje mes tij dhe Eglit.