Gazetarja Dasara Karaiskaj shokoi rrjetin pak ditë më parë me deklaratën e saj për Joz Markun, një nga banorët e Big Brother VIP Albania.
Në një postim në InstaStory, ajo u shpreh se Jozi është homoseksual — duke i hyrë deklaratës së saj deri në detaje.
Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga publiku.
Për herë të parë, një nga miqtë më të afërt të Jozit, Shkëlzen Brahaj, ish-oficer i lartë, ka reaguar publikisht në mbrojtje të tij.
Në një intervistë të dhënë në emisionin “Ftesë në 5,” Brahaj ka cilësuar deklaratat si të pabaza, duke theksuar se ato kanë ndikuar negativisht mbi familjen e tij.
“Do t’i bëhet fëmija 20 vjeç dhe një shoku i tij do ta bullizojë me këtë gjë, do i thotë: “Ti e paske pasur babin kështu, ose diçka të tillë.
Ajo gazetare jo me falje në ‘Instastory’, e pabazuar në asgjë. Është nisur nga një foto që mbante zotëria në profilin e tij, mbështetës i Jozit dhe mik i familjes. Edhe unë mund të vija foto me Jozin, pse nuk e ka marrë me mua ajo?”.
Miku i Jozit tha gjithashtu se do të ndjekin ligjërisht çdo shpifje ndaj tij, duke mbajtur secilin përgjegjës për deklaratat e dhëna.