Pas eliminimit Xumi kërkon telefonin, shtanget kur shikon reagimet e publikut (Video)

Xum Allushi ishte i eleminuari i radhës nga “Big Brother VIP Albania” pas një televotimi kokë më kokë me Eglin.

Virale në rrjet është bërë momenti pasi Xumi është ulur në karrigen e të eleminuarve pranë ish-banorëve të tjerë të shtëpisë së famshme dhe i ka kërkuar menjëherë telefonin Zebervokit.

Mesa duket Xumi mezi ka pritur për të parë reagimet e publikut mbi qëndrimin 30 ditor që ai kaloi brenda formatit. Por ajo çka bie në sy është mimika e ish-banorit teksa po shikon ne telefon, ndoshta qëndrimi i publikut nuk ka qenë ajo që Xumi priste.

Xumi kaloi në televotim me Eglin pas vendimit të kësaj të fundit për të nxjerrë në nominim dy banorë, favor ky i dhënë pas hapjes së Kutisë së Pandorës.

Marrëdhënia e tyre brenda formatit nuk ka qenë aspak miqësore, përkundazi pasi Xumi shprehu hapur pëlqimin për Eglin, ajo filloi të ndihej e bezidsur dhe e intimiduar nga prezenca e tij.