Drama mes aktorit të njohur Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj ka marrë fund. Gjykata e Tiranës ka formalizuar divorcin e çiftit të njohur, duke përcaktuar gjithashtu kushtet për kujdesin ndaj fëmijëve dhe ndarjen e përgjegjësive financiare.
Sipas vendimit të gjykatës, Bes Kallaku do të paguajë një shumë prej 1,500 euro në muaj për mirëqenien e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen. Ndërkohë, Xhensila Myrtezaj do të marrë kujdestarinë e plotë për rritjen dhe edukimin e tyre.
Të drejtat e takimeve dhe pushimeve
Në bazë të vendimit gjyqësor, Kallaku ka të drejtë t’i takojë dhe t’i marrë fëmijët gjatë fundjavave disa herë në muaj. Gjithashtu, ai ka të drejtë t’i mbajë fëmijët për një periudhë 15-ditore gjatë muajit gusht për pushime.
Pasuria e mistershme prej 10 milionë eurosh pavarësisht zgjidhjes ligjore të martesë