Gjatë qëndrimit në oborrin e Big Brother VIP Kosova, Stresi tërhoqi vëmendje me komentet e tij provokuese.
Teksa luhej kënga e Don Xhonit “Yakuza”, ai tha: “Drenica është për luftë, jo për muzikë, o bablok”, duke dhënë një mesazh që mund të interpretohet si thumb ndaj Don Xhonit, i cili vjen nga Drenica.
Gjithashtu, gjatë vargut “Kur repovati, nuk m’dridhet buza”, Stresi shtoi: “Të dridhet që s’e ke idenë”, duke ngjallur spekulime për një rivalitet të heshtur mes dy artistëve. Këto deklarata i përforcojnë imazhin e tij si një personazh provokues dhe i drejtpërdrejtë.