Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një tjetër përplasje të ashpër mes dy banorëve, Xumit dhe Eglit ditën e sotme.
Shkak i debatit u bë refuzimi i ndjenjave të Xumit nga Egli, një situatë që ka sjellë tensione të mëdha mes tyre.
Xumi, i prekur nga qëndrimi i Eglit, nuk i kurseu akuzat dhe fjalët e forta, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij. Ai e akuzoi banoren për mungesë respekti ndaj ndjenjave të tij dhe për një qëndrim të ftohtë e të pandjeshëm.
“Do më vinte turp të të ulja ty me nënën time! Ti të merr në qafë, bespreme! Më more ndjenjën dhe e hodhe në kosh të plehrave, çfarë të bëra unë ty? S’të bëra asgjë! Më more gjënë më të bukur që ekziston.
Ti je mbajtur me këmbalecat e të tjerëve gjithë jetën tënde. Ti je femër bespreme por mua më ka ruajtur i madhi Zot! Ti s’ke pasur kurrë fansa, kurrë, sepse je mbajtur me këmbalecat e të tjerëve! Ke pa atë dhe ke shkuar, se ka fansa ai.”