Në orët e para të mëngjesit, Xumi ka bërë një përpjekje të pazakontë për t’i shpëtuar eliminimit në “Big Brother VIP Albania”.
I nominuar këtë javë së bashku me Eglin, si rezultat i një vendimi të marrë nga kjo e fundit që hapi “Kutinë e Pandorës”, Xumi ka tentuar të bindë banorët për një veprim të pazakontë.
Strategjia e tij konsistonte në nxjerrjen jashtë loje të nominimit përmes një akti të ndaluar nga rregullorja e produksionit: hyrja e të gjithë banorëve në tualet në të njëjtën kohë. Sipas rregullave të lojës, një veprim i tillë do të sillte dënime për të gjithë, duke shpresuar se kështu nominimi i tij do të rrëzohej.
Mirëpo, kjo përpjekje nuk rezultoi e suksesshme. Asnjë prej banorëve nuk pranoi të rrezikojë për Xumin, duke shmangur një situatë të dënueshme nga produksioni.
Kjo i ka lënë Xumit vetëm shansin për të pritur rezultatin e votimeve të së martës, i cili do të përcaktojë fatin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.