Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” dhe tani kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumbardh Salihu, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një deklaratë që është bërë virale në rrjetet sociale.
Në një emision televiziv, Salihu tregoi për premtimin e dhënë familjes së tij dhe motrës që jeton në Cyrih, ndërsa deklaron:
“Para se me hy në Big Brother, i kam premtu familjes time edhe motrës time që e kam në Cyrih, që e du më shumë se gjithçka në botë, që ka me u bë nënë, edhe 1 muaj ka me u bë nënë e një djali, do të bëhem baba për herë të parë”.