Ditën e sotme, Xum Allushi zbuloi arsyen e trishtë se përse është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Gjatë një diskutimi me Gjestin, Xumi i tregoi banorit se nëse shpallet fitues, “60% të çmimit do ia çoj njerëzve në nevojë, ndërsa 40% do të kuroj nënën time që e kam me kancer grada e katërt”.
Mirëpo pas fjalëve prekëse të Xumit, na u kujtua një deklaratë e tij disa ditë më parë.
Në një diskutim me Rozanën, ai iu shpreh kësaj të fundit se në Big Brother nuk është futur për lekë, por vetëm për të fikur dritat e shtëpisë, pra të shpallet emri i tij fitues.
Këto deklarata kontradiktore të Xumit kanë nxitur mjaft diskutime në rrjet.