Loredana dhe i dashuri i saj Karim Adeymi, së shpejti do të bëhen prindër, të paktën këtë ka lënë të kuptohet reperja.
Ajo zgjodhi një ditë të veçantë për partnerin e saj për të bërë njoftimin që befasoi fansat.
Në ditëlindjen e 23-të të Karimit, Loredana në urimin e shkruar tregon se ai do të bëhet baba. ”Urime ditëlindjen baba, të dua përgjithmonë”, ishte mesazhi i Loredanes.
Dyshja lidhën kurorë në fund të vitit të kaluar. Ata ndanë vetëm një portret nga martesa, teksa dukeshin tepër të lumtur me unazat në gishtat e tyre.