Loredana ka lënë përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për arsye shëndetësore.
Produksioni ka njoftuar se Loredana do të largohet përkohësisht nga shtëpia për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ajo pritet të rikthehet sapo të përmirësohet gjendja e saj shëndetësore.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Loredana ka ndarë detaje interesante rreth jetës së saj personale.
Ajo ka zbuluar se ka qenë në një lidhje që ka zgjatur mbi tre vjet, mirëpo edhe pse lidhja ka marrë fund, ligjërisht është ende e martuar me këtë person.