Egli ka hapur zemrën mbrëmë në darkë me Gjestin, duke folur për jetën e saj private, por edhe duke folur për ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.
Në një moment, ajo i ka folur këngëtarit për Redonin, me të cilin ka patur një afrimitet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Egli i tregoi se si u largua ai nga loja dhe se e kishte marrë malli për të. Gjithashtu i tregoi edhe për ëndrrën që Redoni kishte parë një natë para se të largohej.
Pjesë nga biseda:
Egli: Po Sabri Fejzullahu, e këndonim shumë kur ishin Gili dhe Redoni këtu. Oh Zot sa më ka marrë malli për Redonin
Gjesti: Kush është ai?
Egli: Redoni është djali i Gilit, Gilin po e njeh
Gjesti: Po, banor ka qenë këtu?
Egli: Po. Me Redonin nuk e di…, shumë djalë i mirë, shumë mirë kam kaluar ato ditë. Edhe kur ka qenë prime-n pasi doli, se Redoni thjesht la lojën dhe Gili iku me të, edhe te prime që ishte pas daljes së tyre më ka thënë Ledioni se është dikush që do të flasë nga studio dhe ma mori mendja se ishte Redoni, se ka ikur pa më takuar. Më ka thënë diçka këtu te banaku, para se të ikte, madje më ka thënë se duhet me luajtur, po më tregonte gjërat e veta e kështu, e pastaj pas gjysmë ore na kanë thirrur e me zarf të bardhë na thanë se ka vendosur të lërë lojën. Po atë ditë që kemi qenë këtu më tha ‘kam parë një ëndërr mbrëmë, kam parë sytë më të bukur që kam parë në ëndërr, ishin sytë e motrës sime që kam gjetur këtu brenda, nuk ka gocë më të pastër se ti. Dhe më ka dhënë një mesazh në ëndërr se si duhet të vazhdoj në lojë