Gjatë një bisede me Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli Tako ndau për herë të parë detaje për arsyen e ndarjes nga Olsi Bylyku.
Ajo u shpreh se ndarja nuk kishte ndodhur për shkak të një tradhtie apo një ngjarjeje konkrete, por për shkak të një mungese të theksuar komunikimi dhe lidhjeje emocionale mes tyre.
Egli tregoi se marrëdhënia e tyre ishte bërë toksike dhe humbja e interesit të ndërsjellë e kishte çuar lidhjen drejt fundit.
Ajo përmendi një debat të fundit mes tyre ku kishte kërkuar një përpjekje për të ndryshuar situatën, por përgjigja që kishte marrë ishte: “Nëse s’të pëlqen, mund të largohesh.”
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Shkaku i ndarjes ke qenë ti, apo X personi?
Egli: Nuk mund të them unë apo ai, thjesht mua se kam qenë unë që jam larguar, nuk ka ndodhur një gjë konkrete, nuk është se ka ndodhur një tradhëti apo një… nuk ka qenë kjo.
Thjesht ishte mbushur me një mungesë të frikshme komunikimi, kohe me njëri-tjetrin, interes i të gjitha aspekteve ndaj njëri-tjetrit nëse e kupton se çfarë dua të them, një humbje totale e marrëdhënies dhe shumë gjëra të tjera që nuk dua t’i them këtu. Dhe mua thjesht më ishte mbushur kjo gjëja, ndoshta dhe atij patjetër sepse marrëdhënia kur vjen toksike vjen e ndërsjelltë, dhe ishte thjesht një pikë e vogël ku unë thash “Ok nëse këto gjërat nuk ndryshojnë”, dmth ndodhi një debat i fundit dhe i thash “Do bësh diçka? Tani për të ndryshuar këtë gjë dhe për të kthyer gjënë në normalitet për të ardhmen apo do vazhdosh po kështu njësoj?” Dhe përgjigjia ishte: Nëse s’të pëlqen mund të largohesh…