Tenori dhe ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri, ka ndarë me publikun një lajm të gëzueshëm: ai ka fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit (TOB), disa muaj pas pushimit të padrejtë nga puna.
Vendimi për largimin e tij erdhi pak ditë përpara se të hynte në shtëpinë e “BBVA 2”, duke shkaktuar polemika për trajtimin e tij pas një karriere prej më shumë se 20 vitesh.
Në një videomesazh emocionues, Armaldo ka falënderuar mbështetësit e tij dhe ka ndarë planet për rikthimin në skenën që ka qenë shtëpia e tij artistike për dekada.
“Ju e dini që prej disa muajsh, unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi, do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Doja t’iu falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë. Jeni shumë të mirë. Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm, që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit. Në fakt, me ish-drejtoreshën e Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Tashmë lufta vazhdon për t’u rikthyer në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të prekur skenën, për të kënduar dhe për të përformuar për ju, publik i dashur”, tha Kllogjeri në videomesazhin e tij