Desara Karaiskaj ka kërkuar ndjesë publike pas komenteve për orientimin seksual të Jozit , banorit të BBVA.
Ajo shprehet se është gabuar për orientimin e tij seksual, pasi disa ditë më parë tha që ai është homoseksual dhe se partneri i tij mban foton e tij në profil.
Mes të tjerash, Dasara në postimin e saj shkruan:
“Ndjej që është e nevojshme të bëhet një sqarim që të qetësoj të gjithë shqiptarët që u prekën apo indinjuan nga postimi im. Unë jam nxituar, është difekti im më i madh. Për rrjedhojë edhe keqkuptuar. Më vjen keq që nuk u shpreha siç duhet, pra saktë. Që të mos të keqkuptohesha. Kush më njeh e di mirë që kur gaboj, nuk e kam aspak problem të kërkoj falje. Pra, nuk jam kryeneçe, edhe pse mund të dukem si e tillë. Ndaj, kërkoj ndjesë publike, që nuk u shpreha siç duhet pra saktë, që të mos keqkuptohesha. Nuk desha të fyej askënd mbi të gjitha nuk jam kompetentente për orjentimin seksual të askujt. “