Redon Berani ka dhënë një intervistë për “Wake Up” ditën e sotme, ku foli për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania.
Mes të tjerash, Redoni u ndal edhe te ofendimi i rëndë i G-Banit për Gjestin.
“Si ka ndryshuar jeta jote pas daljes nga “Big Brother”?” u pyet si fillim Redoni, ndërsa tha: “Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo”.
Më pas shtoi: “Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë (Gjesti). Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë”.