Këngëtari Gjesti ka shijuar një moment relaksi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, teksa Egli Tako i bën masazh në trup.
Mirëpo një moment, kamera ka fokusuar Xumib, i cili ishte duke e parë këtë moment të dyshes.
Pamja e tij ishte e ngrysur, me një shprehje serioze në fytyrë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Disa nga komentet:
Kujtojmë që Xumi prej kohësh ka shprehur pëlqim për Eglin, por kjo e fundit ia ka bërë të qartë se mes tyre nuk do të ketë kurrë diçka më shumë se miqësi.
Gjithashtu hyrja e Gjestit në shtëpi ia ka vështirësuar edhe më shumë raportin Xumit me Eglin.