Gjatë një darke në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, shpërtheu një debat i ashpër mes Gjestit dhe Valbonës. Gjesti e akuzoi Valbonën se po shprehte pëlqim për Laertin vetëm për lojë, duke e krahasuar me situatën mes Xumit dhe Eglit. Në këtë moment, Xumi ndërhyri duke kujtuar një histori të kaluar të Gjestit me një ish-banore:
“Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, tha Xumi.
Gjesti reagoi duke i kërkuar Xumit të mos përmendë histori personale, por më pas u kundërpërgjigj:
“Edhe unë ta mora ty Eglin…”
Ky shkëmbim e tensionoi situatën për rreth një orë. Egli qëndroi e heshtur, duke mbështetur Gjestin për hir të marrëdhënies së tyre, ndonëse u ndje e lënduar dhe zgjodhi të mos reagojë për të shmangur konflikte të mëtejshme.