Gazetarja Dasara Karaiskaj ka bërë deklarata të forta në lidhje me banorin e “Big Brother VIP Albania 4”, Jozi Marku.
Në një video të publikuar në Instagram, ajo pretendon se Jozi është homoseksual dhe se ka bashkëjetuar me partnerin e tij në Zvicër dhe Milano.
Sipas Karaiskaj, partneri i Jozit ka fotografinë e tij në profilet e rrjeteve sociale, duke e bërë lidhjen e tyre publike.
Madje ajo ka publikuar edhe disa foto të Jozit krah një mashkulli, për të cilin gazetarja zbulon se është partneri i tij.
Pas publikimit të këtyre informacioneve, familjarët e Jozit reaguan në llogarinë e tij në Instagram, duke mbrojtur atë dhe duke dënuar përhapjen e informacioneve personale pa pëlqimin e tij. Ata theksuan se jeta private e Jozit duhet respektuar dhe se çdo spekulim i mëtejshëm është i papranueshëm. (Lexo këtu)
Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë aludime se publikimi i këtyre fotove mund të jetë një hakmarrje nga të afërmit e Rozana Radit, pas kritikave që Jozi i ka drejtuar asaj ditë më parë.
Vetë Dasara ka lënë të kuptohet se pas ofendimeve të Jozit ndaj Rozanës, ajo ka marrë mesazhe dhe foto që sugjeronin orientimin e tij seksual.
Ndërkohë, pritet të shihet se si do të ndikojnë këto ngjarje në ecurinë e Jozit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.