Gjesti është banori më i komentuar i këtij edicioni të BBV, i cili ka fituar simpatinë dhe mbështetjen e publikut e personazheve publikë.
Mes shumë personazheve të njohur që e mbështesin, ai që bëri xhiron e rrjetit është edhe princi i kurorës shqiptare, Leka Zogu II, i cili tashmë është një fans i fenomenit nga Kosova, Gjestit.
Princ Leka ka postuar në Instagram shkrimin #megjestin, shoqëruar me simbolin e kurorës. Ky reagim vjen pas tensioneve në prime ku u diskutua gjatë për sjellet bullizuese dhe veprimet intimiduese që banorët e tjerë kanë bërë kundrejt tij.
Duket se princi është një ndjekës i rregullt i këtij formati, ndonëse është hera e parë që reagime të tilla vijnë nga familja mbretërore, ku rrallë herë bëjnë prononcime për jetët e tyre jashtë detyrave shtetërore.