Ditën e sotme, gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, u diskutua përvoja e re e Neda Ballukut si opinioniste në “Big Brother VIP Albania” dhe rëndësia e këtij roli.
Pyetja – Si po të duket të jesh në karrigen e opinionistes?
Neda Balluku: Është shumë e nxehtë si karrige dhe duhet ta bësh me mend në kokë, nuk është shaka. Ka ndryshuar roli i opinionistit përgjatë viteve. Në kohën time kur kam qenë banore, opinionisti ka pasur një mendim që ti e shihje si hyjnor. Sot më pëlqen dinamika që krijohet, duke qenë se ata janë dhe VIP dhe futen shpesh në debat me opinionistët. Është pjesë e rëndësishme dhe e bukur mendoj unë. Janë shumë luftarakë. Kasti më i bukur që ka qenë ndonjëherë. Të gjithë kanë qasjen për të qenë në qendër.
Publiku shqiptar është goxha i rrahur dhe shpesh ti futesh në telashe kur ke një qëndrim që nuk ta përkrahin. Por kjo është e bukura, që ti ngre debate për t’u diskutuar.
Pyetja – Ku qëndron vështirësia më e madhe?
Neda Balluku: Vështirësia është kur nuk të lënë të flasësh. Ka një problem në studio se duhet ta dëgjosh çfarë të thonë dhe ndonjëherë nuk e dëgjon e nuk i kthen dot përgjigjen. Më vjen keq që bëhet vetëm në një studio. Do doja të bëhej në një stadium për shembull. Ka një lloj emocioni të madh.
Pyetja – Çfarë e bën këtë format kaq të pëlqyer për publikun?
Neda Balluku: Është emisioni më i bukur në Shqipëri dhe kudo ku flitet shqip. Është emisioni më i mirëbërë dhe gjithmonë do të ketë suksesin që ka