Habit Egli Tako: “Më tremb Gjesti se më kujton Olsin (ish-partnerin)…” (Video)

Egli Tako ka treguar një afrimitet të madh këto ditë me Gjestin. Dyshja duket se kanë gjetur paqen me njëri-tjetrin, ku po kuptohen shumë mirë bashkë.

Mirëpo pas spektaklit të djeshëm (e martë), Egli i është drejtuar Livias se Gjesti po ia kujton Olsi Bylykun, ish-partnerin, me të cilin ka qenë bashkë për shumë vite.

Po më kthen shumë në kohë Gjesti. Po më kujton Olsin”, u shpreh ajo fillimisht.

Tutje theksoi: “Shumë të ngjashëm me mendime me tipin. Kur po flasim seriozisht, ai po më tremb”.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të nisë një lidhje dashurie mes tyre.