Gjesti dhe Egli vazhdojnë të kalojnë momente të bukura bashkë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Dyshja kanë krijuar një raport të mirë bashkë, ku nuk kanë munguar as përqafimet apo fjalët e ëmbla për njëri-tjetrin.
Ndërsa sot, Gjesti i ka bërë një pyetje të papritur Eglit.
“Nëse do të ishim çift bashkë, a do të ishim çifti më i mirë në Big Brother?” tha Gjesti, ndërsa Egli iu përgjigj me “jo” pasi vajza duhet të jetë më e bukur se djali.
“Jo nuk do të ishim, sepse ti je më i bukur se unë“.