Mblidhen qytetarët: Protestojnë pranë “Top Channel” për Gjestin, dalin pamjet

Ditën e djeshme, reperi Stresi njoftoi për një protestë pranë ambienteve të televizionit “Top Channel”, me qëllim mbështetjen e banorit të Big Brother VIP Albania, Gjestit.

Sipas Stresit, Gjesti po përballet me bullizim nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Sot, në orën 14:00, protesta u zhvillua dhe Stresi publikoi disa pamje nga ngjarja.

Në fotografitë e publikuara, shihen pankarta me mesazhe si “Stop bullizimit” dhe “Jemi një komb, një flamur, shqip flas dhe unë”.

Pamje nga protesta për Gjestin

Pamje nga protesta për Gjestin

Pamje nga protesta për Gjestin

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që organizohet një protestë për një banor të Big Brother VIP Albania.

Rasti i parë ishte dy vite më parë, kur u protestua për Luiz Ejllin.

Protesta për Luiz Ejllin dy vite më parë