Xheneta Fetahu ka ndezur diskutime në “Big Brother VIP Kosova” pas një deklarate provokuese lidhur me marrëdhënien e saj me Gjestin.
E pyetur për herën e fundit që ka pasur marrëdhënie intime, Xheneta la të kuptohej se kjo mund të ketë ndodhur brenda shtëpisë, gjatë kohës që kishte një romancë me Gjestin.
Fillimisht, ajo u shpreh se marrëdhënia intime mund të ketë ndodhur para hyrjes në shtëpi, por më pas shtoi me ironi: “Mbase kam kryer marrëdhënie edhe këtu, por ju nuk e dini. Vetëm Gjesti mund t’ju japë përgjigjen.”
Nga ana tjetër, Gjesti, i cili tashmë është eliminuar nga “Big Brother VIP Kosova” dhe ka kaluar në “Big Brother VIP Albania”, kishte lënë të kuptohej më herët se di diçka për Xhenetën që askush tjetër nuk e di.
Kjo deklaratë duket se e vuri në siklet Xhenetën, e cila reagoi duke i kërkuar të mos e zbulonte sekretin.