Balerina Enada Hoxha konirmoi pak javë më parë divorcin me Gerd Vason, pas 27 vitesh martesë.
Edhe pse nuk e tha, balerina me lot në sy la të kuptohet se ndarja ka ndodhur për shkak të një “gabimi” të bërë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj. Ky gabim që nuk falet është padyshim tradhtia.
Dhe në këtë rast është dy fish më e rëndë, pasi bashkëshorti e tradhtoi me kolegen dhe shoqen e ngushtë.
Ilirianews mëson se balerina në fjalë është, Odeta Dishnica. Ajo është nënë e një djali, 15 vjeçar që e ka nga martesa me Ervis Nallbanin.
Marrëdhenia sentimentale e Odetës me Gerd Vason solli edhe shkatërrimin e martesës së Enada Hoxhës.