Për ju që e humbët, ja çfarë ndodhi sot mes Eglit dhe Gjestit (Video)

Gjesti dhe Egli, dy banorët e Big Brother VIP Albania, po afrohen më shumë me njëri-tjetrin, ndërsa duket se së shpejti mund t’i shohim edhe në një romancë.

Mëngjesin e sotëm, Egli ka surprizuar Gjestin, duke i shkuar në krevat dhe duke e zgjuar me ëmbëlsinë e saj.

Më pas, banorja i dha një përqafim Gjestit, njëkohësisht e prekte dhe nga flokët.

Por jo vetëm kaq. Gjatë ditës dyshja kanë shkëmbyer edhe fjalë të ëmbla me njëri-tjetrin.

“Ndjehem shumë mirë të jem afër teje” i thotë Egli Gjestit.

Ndërsa Gjesti i thotë disa fjalë të bukura Eglit për pamjen e saj.

Nga ana tjetër, Petro Xhori, i cili u largua pak më parë nga Big Brother VIP Albania, deklaroi mëngjesin e sotëm në “Wake Up” se Egli nuk ka ndjenja për Gjestin, por e do atë për dronët.