Bukuroshja Beniadë do të shfaqet sot në orën 17:00 pranë publikut me një program pasditeje.
Lajmin e bukur ajo e dha vetë ajo me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram pak ditë më parë, teksa ndau një foto ku shihej duke firmosur kontratën.
“Diçka shumë e bukur po vjen! E lumtur dhe mirënjohëse për këtë fillim. Së shpejti pasditja do të ketë një shije të re”, shkroi ajo si fillim në postimin e parë.
Së fundmi, ajo ka shpërndarë edhe promon e programit, ku ka zbuluar se programi “Miqtë e Pasdites” do të transmetohet në RTSH, nga e hëna në të premten në orën 17:00. Ky program vjen me autorësi të Ilda Lumanit.
“E lumtur dhe mirënjohëse për këtë eksperiencë të re @rtshqiptar, shihemi nesër në orën 17 @miqte_e_pasdites_rtsh. Do jem bashkë në këtë rrugëtim me @ildalumani ✨“, shkruan Beniada në postimin e saj.
View this post on Instagram