Në emisionin “Wake Up”, ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Petro Xhori, ka ngritur një pyetje intriguese që ka ngjallur debat mes publikut.
Duke iu referuar një prej konkurrenteve më të përfolura të këtij edicioni, Egli Tako, Petro vuri në pikëpyetje ndjenjat e saj ndaj Gjestit.
“Dua të di,” tha ai, “a e do Egli Gjestin për atë që është – i dashur, i sinqertë, me ato batutat e tij – apo për dronat? Për dronat, po, për dronat!”, përfundoi Petro.
Deklarata e tij vjen në një moment kur marrëdhëniet mes konkurrentëve po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, ndërsa publiku ndjek me kureshtje çdo lëvizje dhe reagim të tyre.
Ky koment i Petros ka shtuar më shumë kuriozitet mbi marrëdhënien mes Eglit dhe Gjestit.