Përplasjet dhe tensionet e forta në shtëpinë e “Big Brother VIP” u shuan përkohësisht falë një sfide të vendosur nga produksioni.
Banorët u detyruan të putheshin në faqe sa herë që kënga “Kiss Kiss” luhej në sfond.
Pikërisht gjatë kësaj sfide, Egli dhe Gjesti ndodheshin bashkë dhe, mes të qeshurash, shkëmbyen dy puthje miqësore (Shiko videon këtu).
Por ky moment nuk kaloi pa u komentuar, pasi ditët e fundit dyshja është përfolur për një lidhje të mundshme, duke qenë se kanë shprehur simpati reciproke ndaj njëri-tjetrit.
Ndërkohë, jashtë shtëpisë, Redoni – i cili kishte krijuar një afrimitet të veçantë me Eglin gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” – ka reaguar ndaj këtij momenti.
Kujtojmë se Redoni dhe Egli deklaruan publikisht se do ta prisnin njëri-tjetrin jashtë programit. Pas daljes nga shtëpia, Redoni ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Eglin, madje duke e quajtur një “fiksim të veçantë”. Por puthja e fundit mes Eglit dhe Gjestit duket se e ka prekur.
Në një postim në Instastory, Redoni ka ndarë një video të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku ai thotë: “Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer. Mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar.”
Nën video, Redoni ka shkruar: “Gjendja emocionale”, duke lënë të kuptohet se situata e Eglit me Gjestin e ka mërzitur.