G-Bani po merr kritika të forta orët e fundit, pasi ofendoi motrën dhe mamanë e Gjestit pas një debati në shtëpinë e Big Brother VIP.
Mes personazheve të shumtë që kanë reaguar është edhe reperi Stresi.
Ai ka bërë disa postime në InstaStory, ku kritikon produksionin e Big Brother VIP Albania, dhe më pas G-Banin për ofendimet ndaj Gjestit.
Duke etiketuar llogarinë zyrtare të spektaklit, Stresi shkruan në InstaStory: “Po jap mendimin… tim. Dje në prime as nuk keni kritiku asnjë banor për bullizimin ndaj Gjestit. Po i përmendin motrën nënën, dhe prapë po rrini të heshtur. Ato zarfet e zeza mos i ktheni mbrapsht por bëhuni pak më transparent”.
Në një tjetër postim, Stresi shkruan: “Imagjino t’ja u kish përmend Gjesti motrën dhe nanën këtyne. S’ju vje zor burra ka 40 vjeç ofendojnë një djalë 24 vjeçar”.
Reperi e mbyll reagimin e tij duke thënë: “A ka rregulla ky Big Brother? Veç kaq du me ditë ???? Sepse nëse s’ka është muhabet tjetër pastaj mos më thuni që s’ja u thash”.