Pas katër ditësh votime, publiku ka zgjedhur të preferuarit e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Amberi dhe Rozana u shpallën si dy banoret më të votuara, duke fituar imunitet për këtë javë. Kjo do të thotë se ato janë të mbrojtura nga çdo nominim i ardhshëm nga konkurrentët e tjerë.
Ndërkohë, ky votim solli edhe dy eliminime nga gara.
Petro dhe Gramozi janë larguar përfundimisht nga shtëpia, duke përmbyllur kështu aventurën e tyre në këtë spektakël.