Xhemi Shehu ishte e ftuar në puntatën e re të “Mirëmbrëma yje”, nga Arbana Osmani, së bashku me Ermal Mamaqin dhe Eno Popin.
Gjatë një pyetësori Eno ka zbuluar se Xhemi gatuan shumë mirë, sidomos ëmbëlsirat. Madje ajo shprehet se kështu ja ka fituar zemrën bashkëshortit.
Ermal Mamaqi: Kush gatuan më mirë?
Eno Popi: Arbana. Xhemi ka pasur një tentativë. Xhemi ka një problem me memorien. Po, kam ngrënë nga dora e Xhemit kur tentoi një kohë të bënte ëmbëlsira, pra Xhemi iu fut, kishte pasion ëmbëlsirat…
Eno Popi: Po, po. Ishte një periudhë, Xhemi iu fut “cheesecake”-ve, edhe e bënte, e kam provuar.
Xhemi Shehu: Ishte periudha para martesës me tim shoq. Duhet ta fitoja zemrën e tij në një formë.
Eno Popi: Po them të vërtetën pra.