Ditën e djeshme, forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në zonën e Astirit, ku ishte ngujuar një 21-vjeçare, Sajma Qordja.
Detaje të reja lidhur me këtë ngjarje ka zbuluar gazetari Merin Maçi, i cili raportoi se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka dhënë dëshminë e saj pas disa orësh.
Sipas Qordjas, ajo kishte qenë në shoqërinë e pesë personave – dy vajza dhe tre djem – në apartamentin ku ndodhi ngjarja. Vajza rrëfeu se kishte ndier rrezik për jetën e saj, pasi personat që ishin me të ishin të armatosur.
“Ka rrëfyer se në banesë prej mbrëmjes së djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave të tjerë, dy vajzave dhe tre djemve. Nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë duke u shprehur se nuk i kujton personat në fjalë, vetëm dy vajzat ka identifikuar. Të paktën nga informacionet që unë kam ato pak minuta më parë janë shoqëruar nga policia, ndërkohë për tre djemtë është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë.
Ajo pretendon se nuk është dhunuar, por kujton se kanë qenë me armë personat në fjalë dhe ka qenë e rrezikuar gjatë gjithë kohës që qëndronte me ta. Këto deklarime janë vërtetuar edhe me verifikimet që janë bërë me pamjet filmike dhe personat janë identifikuar tashmë dhe po kërkohen për t’u shoqëruar”, u shpreh Maçi në emisionin “Opinion”.