Një situatë e tensionuar ka ndodhur mes Eglit dhe Xumit pas një komenti të këtij të fundit lidhur me ushqimin.
Gjatë një bisede me Gjestin, Xumi ironizoi duke thënë se “kush e di çfarë i kanë hedhur salcës së filetos,” duke aluduar për gatimin e Eglit dhe Rozanës.
Egli reagoi menjëherë, duke kërkuar që Xumi të mos përdorte ushqimin si shembull dhe duke shprehur pakënaqësinë e saj. Komenti ndezi një debat ku Xumi insistoi se nuk kishte për qëllim ta ofendonte, por Egli e mori si sulm personal.
Gjatë diskutimit, Egli përdori fjalën “zemra,” e cila e kënaqi Xumin, i cili e kërkoi ta përsëriste. Megjithatë, Egli, e acaruar, i tha: “Unë e di se flas me burrë…” dhe u largua nga biseda.
Debati u përshkallëzua më tej, kur Egli i kërkoi Xumit të mbahej më korrekt në sjellje. Në një moment, Xumi pranoi hapur se ishte xheloz, por Egli e këshilloi ta mbante për vete dhe ta shmangte dramatizimin publik.
Në fund, Egli e mbylli debatin duke theksuar se situatat private nuk duhen bërë spektakël publik, duke i thënë Xumit: “Vetëm ti nuk mund të flasësh për privatësinë, kur të gjithë e dëgjojnë Shqipëria.”