Aldo, banori i Big Brother VIP 4 ka thyer pak më parë një tjetër kuti të emergjencës.
Për shkak të mallit për vajzën e tij, ai mori vendimin për të thyer kutinë.
Mirëpo ashtu siç dihet, pas thyerjes së këtyre kutive ka një dënim.
Kështu, pas leximit të zarfit, Aldos iu bë e ditur se duhet të dërgojë një nga banorët në nominim të përhershëm.
Pa u menduar dy herë, Aldo zgjodhi Gerta Gixharin.