Egli dhe Valbona, dy personazhe të njohura të BBV4 ndanë përvojat e tyre të dhimbshme lidhur me atakun e panikut, një situatë që shpesh nënvlerësohet, por që ka ndikime të mëdha në jetën e njerëzve.
Në rrëfimin e saj, Egli zbuloi detaje të dhimbshme, duke përshkruar periudhën kur përballej me frikën, pasigurinë dhe vështirësitë e mëdha për të gjetur zgjidhje.
Egli tregoi se si një ditë e zakonshme u kthye në një makth të vërtetë. “Kam telefonuar psikologen time dhe i thashë: Po vdes, nuk marr dot më frymë. Isha vetëm në shtëpi dhe ndihesha e lodhur, e pafuqishme, si të mos doja të jetoja më,” rrëfeu ajo. Përpjekjet për të luftuar këtë gjendje pa medikamente në fillim u shoqëruan me frikë dhe rezistencë.
Gjatë një udhëtimi në Greqi, Egli përjetoi tri ditët më të vështira të jetës së saj. “Kam kaluar një tmerr të vërtetë. Kam vendosur që, sapo të kthehesha në Tiranë, të kërkoja ndihmë profesionale. Nuk doja të jetoja më kështu,” tha ajo.
Pas kthimit në Shqipëri, Egli iu drejtua mjekes së familjes, e cila e udhëhoqi drejt një psikiatri. “Në fillim kisha frikë të merrja ilaçe. Mendoja se do të përjetoja halucinacione ose do të humbisja kontrollin. Por kur fillova trajtimin, e kuptova se ishte vendimi më i mirë që mund të bëja,” tregoi Egli.