Gjesti surprizoi publikun duke u shfaqur papritur në dhomën e rrëfimit, për t’u bërë më pas pjesë e banorëve të Big Brother VIP Albania.
Hyrja e tij shkaktoi jo vetëm entuziazëm, por edhe një atmosferë të re brenda shtëpisë.
Sapo hyri, Gjesti nuk vonoi të shfaqte natyrën e tij plot humor, duke i bërë banorët të qeshin me batutat e tij karakteristike.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë pas hyrjes së tij ishte reagimi i Xumit.
I ulur pranë Gjestit, Xumi u duk i mërzitur dhe i shqetësuar, me kokën ulur, një gjendje që duket se pasqyron frikën e tij ndaj banorit të ri dhe ndikimit që ky i fundit mund të ketë në lojë.