Pas G-Banit, Gjesti përplaset me Gertin: “Mos prek me dorë”

Hyrja e Gjestit në Big Brother VIP Albania nuk po pritet aspak mirë nga një pjesë e banorëve.

Si fillim G-Bani debatoi me tone të larta me Gjestin mëngjesin e sotëm, ndërsa pak më parë ka qenë Gerti ai që është përplasur me ish-banorin e BB Kosova.

Teksa dyshja ndodhen përballë njëri-tjetrit, Gerti dëgjohet duke i thënë Gjestit: “Mos më prek me dorë!”.